Receta e ditës - Tavë me oriz e kunguj të njomë dhe supë me mëlçi qingji / Pjesa e dytë

18 Shkurt 2019, 15:31

Receta e dytë: Supë me mëlçi qingji

Përbërësit:

400-500 gr të brendshme qingji

1 lgj gjalp

3 lgj oriz

5 qepë të njoma

2 të verdha veze

3 lgj lëng limoni

Kripë dhe piper i zi

Kopër

Përgatitja:

Lajmë të brendshmet e qingjit dhe i përvëlojmë në ujë të valuar për 5 minuta. I kullojmë , i lëmë të ftohen dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim të bardhat e qepëve të njoma deri sa të zbuten, por jo të marrin ngjyrë. Shtojmë mëlçitë e prera, i kaurdisim pak e më pas shtojmë lëngun për të zier mëlccitë. Shtojmë orizin dhe e lëmë deri sat ë ziejë plotësisht. Rregullojmë shijen me kripë dhe e lëmë supën ti bjerë vala. Pas 5 minutash pritet supa me vezë dhe limon. Rregullojmë shijen nëse duhet akoma dhe në fund e spërkatim me piper të zi dhe kopër.