Receta e ditës - Tavë me oriz e kunguj të njomë dhe supë me mëlçi qingji / Pjesa e parë

18 Shkurt 2019, 15:32

Receta e parë: Tavë me oriz dhe kunguj të njomë

Përbërësit:

320 gr oriz

500 gr kunguj të njomë

2 kokrra qepë

3 kokrra vezë

4 lgj pana gatimi

5 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Rozmarinë

Arrë moskat

Përgatitja:

  Ziejmë orizin vetëm për 8 minuta, e kullojmë dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë grijmë kungullin në rende. Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë hollë vetëm për 5 minuta. Vendosim në një tas orizin gjysëm të zier, qepën e kaurdisur, 2 lugë gjelle vaj ulliri, djathin e grirë në rende dhe kungullin e grirë e më pas i përziejmë mirë. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë me panën dhe i përziejmë mirë. Shtojmë erëzat, kripë, piper të zi, arrë moskat, rozmarinë dhe i trazojmë mirë. Bashkojmë 2 tasat në një të vetëm (orizin me vezët). I përziejmë mirë dhe i shtojmë në një tavë duke i niveluar mirë. Vendosim tepsinë në furrë të parangrohur në temperaturën 180ºC për 25-30 minuta.