Receta e ditës - Tavë me patate e mish të grirë dhe supë krem presh me kos / Pjesa e parë

29 Janar 2020, 13:02

Tavë me patate dhe mish të grirë

Përbërësit:

1.2 kg patate

3 domate

Vaj ulliri

1 qepë

500 gr mish i grirë

Kripë dhe piper i zi

200 gr krem pana

Rigon

150 gr mozzarella

Përgatitja:

Lajmë patatet dhe i vendosim në tenxhere me ujë, për të zier 25 minuta.

I largojmë dhe i qërojmë nga lëkura. I presim patatet në feta rrumbullake me trashësi 0.5 cm. Po ashtu edhe domatet i presim njësoj si patatet. Në një tigan vendosim pak vaj, 1 qepë të vogël, e kaurdisim mirë dhe shtojmë në të mishin e grirë, e trazojmë derisa mishi ndërron ngjyrë dhe thith lagështinë e tij. Rregullojmë shijen me kripë  dhe piper të zi dhe e largojmë mënjëanë. Në një tavë të lyer me vaj shtojmë si bazë me rrathë në formë tjergullash fetat e patateve të ziera. Mbit ë shtojmë mishin e grirë dhe e shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen.

E spërkasim lehtë mbi mish me krem pana duke e aromatizuar pak me rigon.

Mbulojmë të gjithë sipërfaqen me feta domate, i mbulojmë patatet me djathë mozzarella të grirë dhe e vendosim tavën në furrë, në temperaturë 190 gradë Celsius, për 20 minuta.