Receta e ditës - Tavë me presh e patate dhe ëmëlsirë me krem portokalli / Pjesa e dytë

5 Shkurt 2019, 13:38

Receta e dytë: Ëmbëlsirë me krem portokalli

Përbërja:

½ pako biskota pa yndyrë

6 lgj sheqer

¾ gotë ujë

Për kremin me vanilje

500 ml qumësht

30 gr miell

30 gr niseshte

75 gr sheqer

4-5 të verdha veze

1 lëkurë limoni

Vanilje

20 gr gjalp

Për kremin me portokall

2 gota lëng portokalli të shtrydhur

2,5 lgj sheqer

2 lgj niseshte

1 portokall për dekor

Përgatitja:

Copëtojmë biskotat dhe vendosim 1 ½ -2 lugë gjelle në ccdo gotë. Karamelizojmë sheqerin dhe e lëmë të marrë një valë, e heqim mënjanë dhe e lëmë të ftohet.

Trazojmë të verdhat e vezëve me sheqerin deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë miellin, niseshtenë dhe i përziejmë së bashku që të bëhet një masë kremoze. Ngrohim pjesën tjetër të qumështit dhe e shtojmë gradualisht tek tasi që përziemë vezën, sheqerin, miellin dhe niseshtenë. Shtojmë vaniljen dhe e vendosim në zjarr për të marrë një valë të lehtë në temperaturë mesatare. Sa të bjerë pak vala, shtojmë atë në ccdo gotë duke e mbudhur atë ¾ e gotës. Ndërkohë vendosim lëngun e portokallit duke holluar pak niseshte me sheqerin sa të marrë valë dhe kremi i portokallit mbushim pjesën tjetër të gotës. I lëmë të ftohen në frigorifer dhe i servirim duke i dekoruar me një fetë portokall dhe me pak ccokollatë të bardhë të thërrmuar.