Receta e ditës - Tavë me pulë, domate e oriz dhe qofte me thjerrza / Pjesa e dytë

20 Qershor 2019, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2019-06-24 10:48:10

Receta e dytë: Qofte me thjerrza

Përbërësit:

200 gr thjerrza

1 degë selino

1 karrote

2 patate të vogla

½ thelbi hudhër

3 lgj parmixhan i grirë

½ tufë majdanoz

kripë+ piper i zi

2-3 lgj bukë e thekur

3 kokërr vezë

60 gr galetë

Përgatitja:

Shpëlajmë thjerrëzat me ujë të ftohtë dhe i vendosim në tenxhere.  Shtojmë në të 1 degë selino, 1 karrotë, 2 patate të vogla dhe gjysmë thelbi hudhër. Shtojmë ujë në temperaturë ambienti dhe i vendosim për të zier për 25 minuta në temperaturë mesatare. Pasi të ketë zier, i lëmë të ftohen dhe I kullojmë. Nëse ka ujë dhe pasi ti kullojmë, i vendosim në grirësen e qepës dhe i kthejmë thjerrzat, patatet, selinonë, karrotat e hudhrën në pure.

Shtojmë tek pureja 70 gr djath të integruar parmixhan ose grana padana, kripë, piper të zi, 2-5 lugë gjelle bukë të thatë të thërrmuar, 1 vezë dhe i përziejmë përsëri në mixerin e qepës deri sa të formohet një masë brumi. Lyejmë duart me vaj dhe formojmë qofte sa një arrë e madhe ose në madhësinë që dëshironi.

Rrahim 2 kokrra vezë në një pjatë dhe në një pjatë tjetër vendosim peksimadhe. Vendosim vajin për tu ngrohur dhe fillimisht kalojmë qoftet në vezë, e më pas i rrotullojmë në peksimadhe dhe i skuqim për 3 minuta duke i rrotulluar nga të gjitha anët. Pasi të skuqen i shërbejmë me sallatën që dëshironi.