Receta e ditës - Tavë me pulë kos dhe hudhra, sallatë me kuinea dhe kek me qershi / Pjesa e parë

6 Korrik 2018, 15:25

Receta e parë : Kek me qershi

Përbërësit : 

150 gr sheqer

15 gr gjalp i butë

4 kokrra vezë

200 gr salcë kosi

200 gr miell

2 lugë kafe pluhur pjekës

1 gotë qershi ( komposto /pa lëng, 250 gr)

30 gr bajame

2 sheqer vanilje

1 lugë kripë

Sheqer pluhur

Përgatitja :

Në një tas të madh vendosim sheqerin , vaniljen, gjalpin e butë dhe i përziejmë të gjitha sëbashku. Shtojmë vezët një e nga një duke vazhduar trazimin.

Trazojmë miellin me pluhur pjekës dhe i përziejmë.

Tek tasi me vezë shtojmë kremin e kosit dhe i përziejmë mirë të gjitha deri sa të formohet brumi.

Në fund shtojmë qershitë komposto (kujdes, pa lëngun).

Presim bajamet me thikë dhe i përhapim mbi kek

Pasi tava piqet, e lëmë të ftohet dhe e shërbejmë.