Receta e ditës - Tortë e mbushur me rikota e çokollatë dhe mish me perime e makarona / Pjesa e parë

24 Tetor 2019, 12:31

Tortë e mbushur me rikota dhe çokollatë

Përbërësit:

Baza:

3 vezë

180 gr sheqer

50 ml vaj bimor

50 ml qumësht

180 gr miell

1/2 pako pluhur pjekës

Mbushja:

2 vezë

90 gr sheqer

500 gr rikota

60 gr niseshte

 Vanilje

70 gr çokollatë fondente

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, sheqerin, i përziejmë sa të shkrihet sheqeri, shtojmë vaj luledielli, qumësht, i përziejmë, shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës dhe përziejmë derisa të formohet një masë homogjene.

Shtojmë ½ e brumit në një tepsi 24 cm dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 10 minuta.

Ndërkohë përgatisim mbushjen. Rrahim në një tas 2 vezë, sheqerin, i përziejmë, shtojmë rikotën, niseshten dhe i trazojmë derisa të formohet një krem i lidhur, vanilje dhe çokollatën e copëtuar. I përziejmë mirë.

Nxjerrim tepsinë nga furra, shtojmë mbushjen dhe e mbyllim dhe e mbulojmë me gjysmën e brumit që ruajtëm nga brumi I bazës. E nivelojmë sipërfaqen dhe e vendosim përsëri në furrë për 25-30 minuta.

Presim tortën të piqet, e ftohim dhe e spërkatim me sheqer pluhur dhe e shërbejmë.