Receta e ditës - Tortë me çokollatë e dardhë dhe mish qingji me spinaq / Pjesa e parë

8 Mars 2019, 10:20

Receta e parë: Tortë me çokollatë dhe dardhë

Përbërësit:

4 kokrra vezë

120 gr sheqer

180 gr gjalp

200 gr çokollatë fondente

Vanilje

300 gr miell

1 pako pluhur pjekës

2 lgj kakao

Pak kripë

3 dardha

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë çokollatën në banjomari duke shtuar në të dhe 1 lgj gjalpë.
Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë gjalpin pak nga pak duke vazhduar trazimin e vezëve. Më pas shtojmë çokollatën e shkrirë dhe vaniljen.

Trazojmë miellin me pluhurin pjekës dhe me kakaon dhe e shtojmë gradualisht tek vezët e rrahura me sheqer. Ndërkohë rrahim të bardhat e vezëve marengë dhe lugë-lugë e shtojmë tek brumi.

Qërojmë dardhat, i pastrojmë nga farat dhe i presim në feta. Në një tavë të lyer mirë me yndyrë dhe miell të pudrosur shtrojmë një shtresë me brumë, e nivelojmë mirë dhe vendosim fetat e dardhave në formë rrethore. I mbulojmë dardhat me pjesën tjetër të brumit duke vendosur përsëri feta me dardhë në formë rrethore me hapësira midis njëra- tjetrës. E vendosim ëmbëlsirën në furrë për tu pjekur në temperature 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.