Tortë me mollë dhe rrush të thatë
Përbërësit:
3 vezë
150 gr sheqer
120 gr gjalp ambienti
200 gr miell
1 pako pluhur pjekës
Lëkura e një limoni (e grirë)
3 mollë të kuqe
3 mollë të verdha
1 lugë çaji kanellë
100 gr rrush i thatë
2 lugë gjelle prevede pjeshke
Përgatitja:
Në një tas vendosim 3 vezë të plota, sheqerin, gjalpin e ambientit, miellin, pluhurin pjekës, 1 lugë kafe lëkurë limoni të grirë hollë. Të gjithë këtë përbërës i trazojmë me rrahësen e vezëve elektrike, derisa të formohet një brum i hollë.
Presim gjysmë molle të verdhë dhe gjysmë molle të kuqe, i pastrojmë nga farat dhe I presim në kubikë.
Vendosim mollët e prera në një tas, shtojmë në të lëngun e gjysmë limoni, rrushin e thatë (të zbutur në liker), kanellë, 2 lugë gjelle sheqer, I trazojmë dhe shtojmë edhe 2 lugë gjelle miell. I trazojmë përsëri mirë dhe më pas shtojmë mollët te tasi me brumë.
I trazojmë mirë derisa mollët të jenë lyer mirë me brum dhe I shtojmë në tepsi ku kemi shtruar më parë letër pjekje.
Nivelojmë brumin në tepsi. Presim mollët e kuqe dhe të verdha në feta.
Vendosim fetat e mollës duke I alternuar, një fetë të verdhë dhe një të kuqe, por jo të ngjeshura me njëra tjetrën.
Kështu vazhdojmë duke lënë hapësië 1 cm për kolonën e dytë dhe më pas kolonën e tretë. Pra midis kolonave me mollë duhet të ketë 1 cm distancë.
Spërkatim mollët me sheqer dhe pak kanellë.
Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 170-180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
Pasi e lëmë të ftohet pak torta, hapësirën pa mollë e spërkasim me pak sheqer pluhur ndërsa mollët I lyejmë me anë të një furce me prevede pjeshke.