Receta e dytë - Tortë me bajame të karamelizuara dhe peshk me finok e speca të kuq / Pjesa e parë

9 Mars 2019, 09:41

Receta e parë: Tortë me bajame të karamelizuara

Përbërësit:

Baza e tortës:

200 ml krem pana( ëmbëlsire)

3 kokrra vezë

150 gr sheqer

220 gr miell

½ pako pluhur pjekës

Shtresa e dytë:

150 gr gjalp ambienti

100 gr sheqer

3 vezë

Aromatik bajamesh

150 gr miell bajame

50 gr miell

50 gr bajame feta

Përgatitja:

Në një tas vendosim 200 ml pana, 3 kokrra vezë, 150 gr sheqer dhe i trazojmë të gjitha këto me tel dore deri sa sheqeri të shkrijë. Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe e shtojmë gradualisht në tas. Na formohet një brumë i plotë të cilin e vendosim në një tepsi të lyer me gjalp dhe pak mish. Më pas e vendosim në furrë në temperaturën 185ºC për 15 minuta. Gjatë kësaj kohe në një tas tjetër rrahim gjalpin me sheqerin deri sa sheqeri shkrin. Shtojmë vezët , aromatizuesin e bajameve, miellin dhe i përziejmë mirë. Nxjerrim tespin nga furra pasi të kenë kaluar 15 minuta dhe ajo të zverdhet pak e të ketë zënë kore.

Shpërndajmë mbi tespi komplet masën që kemi përzier në tasin e dytë dhe e nivelojmë mirë. E spërkatim me bajamet feta duke i ngjeshur pak në brumin e përgatitur me nivelin e bajameve. Vendosim përsëri tepsinë në furrë për 20 minuta të tjera në temperaturë 180ºC. Më pas e nxjerrim, e ftohim për 20 minuta dhe mund ta shërbejmë.