Receta editës - Pulë me patate e karrota dhe revani me niseshte / Pjesa e parë

8 Tetor 2018, 07:50

Receta e parë:Pulë me patate dhe karrota

Përbërësit:

4 racione mish pule

2 kokrra qepë

600 gr patate    

3-4 karrota

4 lugë gjelle vaj ulliri

250 ml lëng pule

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lajmë dhe thajmë mishin e pulës. Ngrohim vajin dhe vendosim në të copat e pulës për ti skuqur pak. I kthejmë nga të dy anët dhe i spërkatim me pak kripë e piper. Kur të jenë zverdhur i largojmë dhe i vendosim në një tepsi. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 190ºC. Ndërkohë në tiganin ku skuqëm pulën, shtojmë pak vaj dhe fillimisht kaurdisim qepën të prerë në rrathë të hollë. Trazojmë qepën deri sa të ulë volumin , por pa i dhënë ngjyrë.

Presim karrotat nq shkopinj me gjatësi 4 cm , po kështu edhe patatet. Shtojmë në tiganin me qepë karrotat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta. Shtojmë patatet dhe herë pas here trazojmë perimet duke shtuar nga pak lëng pule. Rregullojmë perimet për kripë , piper dhe rozmarinë dhe i trazojmë për 5-7 minuta. Nxjerrim mishin nga furra dhe shtojmë në të perimet.

Shtojmë lëngun e pulës, mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë për 10-15 minuta në temperaturën 200ºC. perimet nuk duhet të marrin ngjyrë, por duhet të jenë si të zhytuta në avull.