Receta më e mirë e PISPILISË nga Mirela Andoni me kunguj, miell misri, djathë e koper

11 Shtator, 11:51 | Përditesimi: 11 Shtator, 11:51

Pispili me kunguj e miell misri

Përbërësit:

  • 4 kunguj të vegjël
  • 2 vezë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 200 ml kos
  • 100 g djathë
  • 250 g miell misri
  • Kripë dhe piper
  • Kopër

Përgatitja:

Grijmë kungujt në rende, shtojmë vezët, kosin, vajin, djathin, kripë dhe piper. E përziejmë derisa të bëhet një masë, shtojmë miellin dhe fryrësin. E shtrojmë në tavë dhe e pjekim për 30-40 minuta në furrë të parangrohur me 200 gradë sa të marri ngjyrë të artë.

MC/Shqiptarja.com