REPLIKAT/ ‘Erdhi antimafia italiane e të tha mos aktro...’, Bardhi: Durrësi, han pa porta i bandave! Spiropali: E the njëherë këtë këngë

5 Qershor 2025, 11:56 | Përditesimi: 5 Qershor 2025, 11:56

Pas fjalës së kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, mori fjalën Gazment Bardhi. Ai vijoi sërish me akuzat për narkoshtet, por Spiropali e ndërpreu duke i thënë  se këtë “këngë” e përsëriti më herët.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Më përmendet emrin, ishte përgjigjia ime mbi indinjatën time. E marr fjalën kur më përmendet emri.

Bardhi: Do ta shënoj te të mirat që ke bërë në këtë jetë që i jep fjalën opozitës. Se është bërë mëkat të marrësh fjalën dhe të flasësh. Zonja kryetare, ka një dallim të madh të thuash të vërteta që i dini dhe i bashkëndani edhe ju mbi Shqipërinë.

r.k./Shqiptarja.com