Replikat/ Noka: Turet turistike për selfie, s’mund të bllokojnë Kuvendin! Spiropali: Juve u mungojnë fotot përtej oqeanit

16 Qershor, 13:54 | Përditesimi: 16 Qershor, 13:54

Deputeti i PD, Flamur Noka është përfshirë në replika me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Këtë të fundit e akuzoi se turet turistike nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj në një samit të Ukrainë. Noka tha se shkoi për të bërë selfie, ndërsa kryetarja i kujtoi non gratën e liderit të tyre, Sali Berisha, duke i thënë se e kupton që mungojnë selfiet nëpër Europë e përtej oqeanit.

 

I.M/Shqiptarja.com