Report TV siguron përgjimet/ 'Doktori i do euro...bëj gati 5-mijëshet dhe 10-mijëshet për spital'

14 Prill 2021, 13:21 | Përditesimi i fundit: 2021-04-14 15:18:34

Përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkon rikthimin në qeli të mjekut Edvin Priftit, i cili u lirua më 2 mars.

Report Tv ka siguruar përgjimet që SPAK ka kryer në hetimin e rasteve të korrupsionit ku i dyshuar është doktori Edvin Prifti.  Mes përgjimeve Manuela Mallkuci dhe njw shoqja e saj flasin se bisedojnw se doktori i do pagesat në euro. Mes të tjerave rezulton se kanë mësuar për hetimin e SPAK.

Në një moment të bisedës kryeinfermierja Trëndafile i i thotë Mallkuçit 'Japu nai lek atyre infermiereve', ndërkohë që Mallkuçi i thotë: 'Po i dhashë atyne aman, tu qit lek kam që në mgjes'.

Mjeku Prifti, është lënë i lirë në fillim të muajit mars nga Gjykata e Apelit pasi i ka hequr vetëm të drejtën e ushtrimit të profesionit në spital. Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Mjeku Prifti akuzohet mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi për t'i operuar nënën. Mallkuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.