Report Tv sjell skemën e re 3D të aksidentit tragjik në Tiranë! Inxhinieri: 'Audi' ishte me 194 km/h, veproi me sistem frenimi! Barriera s'mban goditjet e makinave

12 Mars 2023, 16:22 | Përditesimi i fundit: 2023-03-12 17:31:21

Report Tv sjell skemën e re 3D të aksidentit tragjik në Tiranë, ku automjeti tip ‘Audi’ afër rreth rrotullimi të TEG-ut doli nga rruga. Skema është realizuar nga inxhinieri Alfred Hasanaj, i cili në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu thotë se drejtuesi i automjetit ka frenuar por nuk ka arritur të kontrollojë mjetin. Ndër të tjera sqaron se ishte me 194 km/h dhe kur doli nga rruga ishte 130 km/h.