Reportazh/ Thesaret i Ishmit, me kalanë dhe bazilikën e Gjuriçaj, Kepin e Rodonit dhe Gjirin e Lalzit

13 Gusht 2022, 19:00

Ishmi ndodhet 50 km larg Durrësit dhe është njësia administrative me relievin më të bukur në Qarkun e Durrësit. Në Ishëm takon detin me plazhet e Gjirit të Lalësit dhe Kepit Rodonit si dhe kodrat e gjelbëruara me një florë dhe faunë mjaft të pasur. Por në këtë njësi administrative ndodhen dhe një numër objektesh historike të një rëndësie të veçantë. Kalaja e Ishmit është njëra prej tyre.