Reshjet me intensitet të lartë në vend/ Rithemelimi: Qeveria ka blerë energji edhe pse e dinte se do binte shi, 3 milionë euro humbje brenda një jave

20 Nëntor 2022, 15:09

Rithemelimi ka akuzuar qeverinë për vjedhje në sektorin hidroenergjitik. Në një deklaratë për mediat Eno Bozdo tha se për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet e shiut, po derdheshin mbi 2100 metër kub ujë për sekondë nga hidrocentrali i Komanit dhe Vaut të Dejës.