Revani me miell misri nga zonja Vjollca

9 Dhjetor 2020, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2020-12-09 11:28:35

Revani me miell misri

Përbërësit:

200 gr gjalp

500 gr sheqer ( Teuta)

4 vezë

2 lëvozhga veze me

500 gr miell misri ( Dieta)

Përbërësit:

Shkrijmë pak gjalpin dhe e lëmë të ftohet pak, të jetë në gjendje të vakët kur të shtojmë sheqerin. E rrahim me lugë druri deri sa sheqeri të shkrijë dhe masa të marrë trajtën e një kremi të lidhur.

Shtojmë 1 vezë dhe vazhdojmë përzierjen deri sa veza të asimilohet mirë nga gjalpi dhe sheqeri kështu vazhdojmë dhe me vezët e tjera duke I shtuar njëra pas tjetrës me një hark kohor 3 minuta nga njëra tjetra.

Pasi të përpunojmë përzjrjen me vezët, shtojmë 2 gjysma lëvozhge veze me finjë I përziejmë mirë dhe më në fund shtojmë duar duar pak nga pak miellin e misrit duke vazhduar përzierjen me lugë druri.

Punojmë mirë brumin. Lyejmë një tavë me gjalp e pudrosim atë me miell. Shtojmë një tavë me gjalp e pudrosim atë me miell. Shtojmë në të brumin e revnisë e nivelojmë atë dhe e pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 170 gradë Celsius për 50 minuta.

Pasi të ftohet e servirim.