Rezultati paraprak në Shkodër/ PD kryeson me vota por PS i merr një mandat nga 2021

12 Maj, 11:36 | Përditesimi: 12 Maj, 11:36

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër janë numëruar 165 kuti nga 406 në total ku deri më tani kryeson PD-ASHM me 15899 vota, duke arritur 41.1%, por ka humbur 13% krahasuar me vitin 2021 (nga 54.1% në 41.1%). Me të dhënat e deritanishme, PD do të merrte 5 mandate, një më pak se 2021.  

Ndërkohë, PS ka marrë 13569 vota ose 35.1%, duke shënuar një rritje me 7.2% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (nga 27.8% në 35.1%), dhe do të merrte një mandat më tepër se në 2021. 

Partia e tretë më e votuar është PSD e Tom Doshit me 7299 vota dhe 18.9% të votave. 
Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave dhe nuk do të siguronin asnjë mandat. 

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt – 1.4%, Partia Mundësia – 1.2%, Koalicioni Euroatlantik – 1.6%, Lëvizja Bashkë – 0.5%, dhe të tjera më të vogla si Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Lëvizja Atdheu me 0.1% ose më pak.

r.k./Shqiptarja.com