Rikthehet ‘Shtegu i Gjelbër’, Veliaj: Do shtojmë më shumë korsi për biçikletat, ulin trafikun

16 Prill 2023, 16:43

"Shtegu i gjelbër", një event i kthyer në traditë tanimë, rikthehet me edicionin e tij të gjashtë. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, mbi 100 çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sot është dhjetëfishuar numri i atyre që përdorin biçikletat, duke ulur kështu edhe trafikun në kryeqytet.