Rindërtimi pas tërmetit, Rama publikon pamje nga banesat e lagjes së re në Vaqarr

25 Maj 2021, 08:36 | Përditesimi: 25 Maj 2021, 08:54

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga punimet në lagjen e re në Vaqarr, që po ndërtohet për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“MIRËMËNGJES, me këtë vështrim nga lagja e Rilindjes së Vaqarrit”, shkruan Rama në rrjetin e tij social Facebook.Ditën e djeshme kryeministri e ka inspektuar këtë lagje, e cila do të jetë si një qendër rezidenciale me shtëpi individuale nga ku tha se ky investim po krijon një komunitet shumë më të zhvilluar, më modern dhe më social për fëmijët dhe vetë banorët.

b.ha./Shqiptarja.com