Rinumërimi i Durrësit/ Kalaja për Report Tv: Kërkoj rinumërimin e të gjithë qarkut, votat e mia u transferuan! Edhe KAS me dy standarde

4 Korrik, 15:35 | Përditesimi: 4 Korrik, 15:35

Kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u shpreh sot për Report Tv nga salla e pallatit “Farie Hoti” ku po rinumërohet pjesërisht me vendim të KAS, se procesi ka treguar se ka transferim të votave të kandidatëve brenda partisë dhe ai po mban shënim çdo rast.

Gazetari që ndodhet 1 mijë vota larg mandatit që ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja, shprehet se votat e tij janë transferuar nga numërimi i parë dhe kjo provohet nga rinumërimi i deritanishëm. Ai sqaroi se ka kërkuar në KAS rinumërim të të gjithë qarkut dhe jo ashtu siç po spekulohet qëllimisht sikur kërkoi vetëm 60 kuti. Gjithashtu vuri në dukje se edhe vetë KAS po mban standard të dyfishtë për vota të ndryshme, në lidhje me vlefshmërinë apo pavlefshmërinë.

r.k./Shqiptarja.com