Rinumërimi për Tiranën/ Braho: Deri më tani parregullsi njerëzore, procesi në fillim, s’mund të bëjmë bilanc

19 Qershor, 12:23 | Përditesimi: 19 Qershor, 12:23

Anëtari i PD, në KAS, Ledio Braho në një prononcim për mediat foli për procesin e rinumërimit të votave në Tiranë. Braho tha se rinumërimi ka treguar se partitë e mëdha kanë humbur vota dhe se ka pasur lëvizje votash edhe tek kandidatët. Por gjithsesi, ai theksoi se janë numëruar më pas se 10% e kutive dhe është ende herët për të dalë në konkluzione. Braho tha se deri më tani parregullsisë kanë qenë njerëzore. 

 

I.M/Shqiptarja.com