Ripërtëritja e Kushtetueses/ Të gjithë në pritje të Gjykatës! Kuvendi nuk rishpall vakancën për rastin e Toskës

30 Maj, 16:27 | Përditesimi: 30 Maj, 16:27

Zëvendësimi i gjyqtares kushtetuese, Elsa Toska, do të shtyhet deri kur Gjykata Kushtetuese të mbarojë gjyqin e nxitur nga Presidenti, ku shpresohet të krijohet qartësia e të gjithëve se kur fillon e kur mbaron mandati i secilit anëtar të kësaj gjykate. Kuvendi nuk do ta hapë thirrjen nga e para për karrigen që plotëson ai, edhe pse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e kërkoi këtë gjë, dje.

    I.M/Shqiptarja.com