Risia për mandatin 4/ Rama: Paqe fiskale të negociuar me biznesin! 15% tatim mbi fitimin e zakonshëm, vetëm 5% për fitimet shtesë

29 Mars 2025, 12:26 | Përditesimi: 29 Mars 2025, 12:26

Kryeministri Edi Rama thotë se do të ketë një risi gjatë mandatit të katërt, një paqe fiskale të negociuar me biznesin Sipas tij, për tre vite, bizneset do të paguajnë një tatim prej 15% mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë mbi këtë normë, tatimi do të jetë vetëm 5%. Në këmbim, inspektimet dhe kontrollet tatimore do të ndërpriten, duke synuar formalizimin e të ardhurave të padeklaruara.

 

E.H/Shqiptarja.com