Rithemelimi pengon mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Noka i zë vendin kryetarit Naço! Takimi zhvendoset online

13 Nëntor 2023, 14:07 | Përditesimi i fundit: 2023-11-13 19:24:34

Këtë të hënë ishte Gazment Bardhi që udhëhoqi skenarin e kaosit të grupit të Rithemelimit në Kryesinë e Kuvendit. Flamur Noka zuri vendin e kryetarit të komisionit, atë të Nasip Naços, teksa Bardhi tha se mbledhjet online janë në shkelje të Kushtetutës.