Rithemelimi sërish kaos në Kryesinë e Kuvendit, pengon deputetët e PS të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese

6 Nëntor 2023, 14:18

Deputetët e Rithemelimit kanë vijuar me kaosin në Kuvend. Pasi u përplasën me Gardën dhe u futën në ambientet e Kryesisë përmes dritareve, tani ata nuk lejojnë deputetët socialistë që të futen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Deputetët e Rithemelimit janë vendosur rresht para derës ku pritej të mbahej mbledhja për të penguar punën. Kjo ka bërë që deputetët e PS të largohen dhe më pas edhe ata të oppzotës. Rithemelimi ka penguar sot disa mbledhje të Komisioneve që të zhvillohen në Kryesi, Ligjet, Shëndetësinë.