Rizoto me djathë gorgonzola dhe finok nga zonja Albana

28 Prill 2023, 11:44

Rizoto me finok dhe djathë gorgonzola

Përbërësit:

  • 300 gr oriz
  • 25 gr gjalpë
  • 2 qepujka të grira
  • 80 gr djathë gorgonzola
  • 30 ml qumësht
  • 1/2 gotë verë e bardhë e thatë
  • 300 gr finok
  • 1 thelpi hudhër
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Rigon i freskët
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Për të përgatitur rizoton me finok dhe gorgonzola, largojmë fillimisht gjethet e jashtme nga finoku duke mbajtur vetëm kërcellin të cilin e grijmë me një rende dhe e vendosim në ujë të acidifikuar të ftohtë.  

Ndërkohë ngrohim qumështin në një tenxhere, shtojmë djathin gorgonzola dhe e lemë të shkrijë. Në një tigan kaurdisim qepujkën e grirë dhe një thelpi hudhër me pak vaj dhe gjalpë, shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Me pas e shuajmë me pak verë të bardhë. E lemë alkoolin të avullojë dhe vazhdojmë zierjen e orizit duke e holluar herë pas here me ujë të nxehtë dhe kur të jetë gati shtojmë kremin gorgonzola.

E lemë rizoton të pushojë mbuluar me kapak për disa minuta, shtojmë piper, finokun e grirë dhe rigon.