Roland Bejko në Astir: Do iu ndërtojmë shkolla 15 minuta larg banesës! Mediat i japin Berishës kohën që i takon me ligj PD-së

4 Maj 2023, 18:12

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e Astirit. Në këtë takim Bejko u ndal te pikat e programit, në të cilat tha se angazhohet për ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve në këtë zonë e cila sipas tij është lënë jashtë vëmendjes së Bashkisë dhe kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.