Roland Bejko nis fushatën me sulm për Berishën: Del e thotë protesta më e madhe kur ka vetëm 5 të pranishëm! Të ruajmë PD se s’ka të ardhme me ‘non grata’

15 Prill 2023, 17:13 | Përditesimi i fundit: 2023-04-15 19:04:25

Roland Bejko i cili kandidon nën siglën e PD për bashkinë Tiranë, ka zgjedhur të njëjtin orar si Sali Berisha për të hapur fushatën për zgjedhjet e 14 maji. Në një takim me demokratët e degës nr.10 në Tiranë, nuk ka kursyer sulmin për Sali Berishën dhe Ilir Metën duke thënë se ngrihen e njoftojnë protesta sa herë që iu bien aksionet tek Edi Rama.