Roland Bejko takim me banorët e Zallbastarit: Do hapim 5 tregje në hyrje të Tiranës, prioritet prodhimi vendas! Zero taksë për turizmin malor

8 Maj 2023, 16:00

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e zonës Zallbastar, ku dëgjoi shqetësimet e tyre dhe prezantoi edhe vizionin e tij për zonat rurale. Bejko tha se do t’i japë prioritet prodhimit vendas dhe se do të ndërtojnë 5 tregje në hyrjet e Tiranës, ku fermerët vendas do mund të tregtojnë prodhimet e tyre. Po ashtu, Bejko premton edhe ndërtimin e 250 kilometër rrugë rurale për të bërë të mundur aksesin e fermerëve vendas në këto tregje.