Roland Bejko takim me qytetarët: Zero taksë për bujtinat, subvencionojmë biznesin e vogël artizanal

10 Maj 2023, 13:57

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarë e ekspertët ku u ndal në programin e tij për turizmin. Bejko vuri theksin tek mbështetja që do të ketë bashkia e Tiranës për turizmin malor, duke thënë se do të ketë zero taksë për bujtinat e sipërmarrjet turistike.