Rrefim rrenqethes: Si e gjeta shqiptarin e vrare e te djegur, varri pa emer ne Greqi

24 Janar 2019, 21:53 | Përditesimi i fundit: 2019-01-24 22:18:36

Pjesa e pare dt 24 Janar e emisioni Pa Gjurme 

Në emisionin e “Pa gjurmë’ ka ardhur e prezantuar këtë herë historia e një dëshmie tronditëse për një ngjarje tragjike  të një shqiptari të paidentifikuar të  humbur  prej marsit të vitit vitit 1993 në Greqi . 

Flamur Leme nga fshati Çiflig i Lushnjës  është dëshmitari i cili ka rrëfyer ngjarjen e rëndë e të mistershme të  ndodhur në Fshatin Volos, të Greqisë në studion e emisionit “Pa gjurmë”  të shqiptarit, të humbur identiteti i të cilit ende edhe sot nuk dihet nga familjarët dhe askush për mënyrën sesi ai ishte vrarë dhe  më pas i kishin djegur fytyrën, për ta varrosur më pas në një kasolle të fshatit Volos, në Greqi.

“Në mars të vitit 1993  kryetari i komunës më njoftoi se unë isha shqiptari i parë që kisha vajtur në atë fshat se kanë vrarë një shqiptar dhe ia kishin djegur fytyrës dhe  e kanë hedhur në një kasolle në  fashtin Rizomino, afër qytetit të Volosit.  Shkoj e shikoj dhe nuk e njihja se ata që e kishin vrarë dhe e kishin djegur fytyre . e marrim bashkë me policinë  Dhe me datë 12   e kemi varrosur në fshatin Rizomino ia kemi bërë varrimin me  Por është i panjohur dhe ne nuk kemi asnjë adresë, Me të dëgjuar , flitet se ishte nga Burreli, ishte nje djlaë i ri por nuk dihet me siguri   Në polici ndodhet një fotografi e pastër e viktimës.  Unë desha vetëm për prindrit ishalla del ndonjë informacion për të ditur prindërit, që familjarët ta dinë e të kenë një varr ku ta qajnë”.

Detaje rrënqethëse dalin në dritë pas vrasjes së këtij shqiptari, nga ky dëshmitar i cili ka treguar për emisionin e gazetares Odeta Dume që trupi i pajetë i shqiptarit, pas ngjarjes  së rëndë të ndodhur në  vitin 1993, sot e kësaj dite prehet në Greqi ndërsa familjarët nuk dinë asgjë për rrjedhën e fatit të tij.

Ai kërkon ndihmë për të identifikuar këtë shqiptar që e kanë vrarë dhe më pas e kanë djegur për ta varrosur më pas në fshatin Volus të Greqisë.