Rrëfimi tronditës/ Emigranti piktor u vra nga shoku i fëmijërisë, i mori lekët e pikturës

3 Korrik, 20:25

Do më falësh për shqetësimin ...Se, kur humb djalin, vëllain dhe njeriun me të shtrejtë të zemrës s'të zinte gjumi asnjë herë rehat .!

Kështu e nis rrëfimin e saj motra e Beharit. Vëllai i saj u nis atë fund korriku të vitit 1991, nga Kurbini i Lacit drejt Greqisë. Mehmeti nga Mamurrasi një kushëri i Beharit u bë sebep që Behari të emigronte.

Edhe pse prindërit nuk donin që djali i tyre të shkonte në Greqi. Behari ishte një artist.

Ai niset për në Greqi pa i treguar të atit, Halilit. Madje ky i fundit kishte folur me Mehmetin që të mos e merrte me vete djalin e tij, pasi nuk kishte arsye dhe se nga ana ekonomike ishin mirë në atë kohë.

Pavarësisht kësaj Mehmeti ia kishte mbushur mendjen Beharit dhe bashkë me një tjetër shok nga Mamurrasi që quhej ( Riza Shani- do te hiqet mbiemri) me origjine nga Kosova nisen të tre rrugës drejt Greqisë.

Mehmeti ndahet me dy të tjerët në Sardinia të Greqisë duke lënë në mes të rrugës Beharin dhe Rizain. Mehmeti merr drejtimin për në Kretë.Dëshira e madhe e Beharit ishte të afirmohej si artist dhe për këtë kishte marrë me vete një pikturë dhe një lahutë të gdhendur në dru nga duart e tij.

Punimet të cila ia merr Mehmeti, arsye për të cilën familjarët nuk dijnë të thënë asgjë. Dëshmi e cila vjen nga një zotëri që kishte strehuar dy rrugëtarët atë natë, ndërsa nga Behari kishte mësuar braktisjes nga Mehmeti, zhgenjimin ndaj tij e më pas rrëmbimin e ëndrrës së Beharit, pasi i mori nga duart gjërat e tij të shtrenjta.

Behari dhe Rizai dërgohen në një shtëpi të abandonuar ku të mund të strehoheshin, për të filluar punë në vjeljen e ullinjve.

Dukej se për pak muaj gjërat po shkonin mirë, Behari punonte dhe jashtë orarit të punës bënte dhe piktura të cilat i shiste në fshatin e vogël në Sardinia. Beharin e njohën të gjithë brenda një kohe të shkurtër, artistin nga Shqipëria!
Behari, për pak kohë blen një makinë dhe një magnetofon, të cila i dërgon te shtëpia e pronarit grek,  duke i thënë se ishte dhurata e parë për familjen e tij në Shqipëri nga e cila ishte larguar pa dëshirëne tyre. Madje bashkë me faturën e blerjes.

Më datë 12.09.1991 Behari i dërgon një telegram babait atë të cilën e kishte lënduar më shumë nga të tjerët.

Babi jam mire dhe jam në Sardinia të Greqisë. Ju përqafoj nga larg

Behari !

Pronari grek ku Behari punoi u ka thënë familjarëve se Behari ishte nje talent, një djalë i edukuar që punonte madje duke ndohmuar dhe shokune tij me para. Ndërsa për Rizan e njihte si njeri xheloz, që nuk punonte, një natyrë krejt e ndyshme nga Behari.

Mbasditen e atij mes shtatori në prani edhe të një tjetër shiku, dëshmitar i asaj dite Behari i thotë Rizait se të ikte të merrte 3000 mijë dhrami për një pikturë me pamje nga qyteti i Patrës, porosi të një greku.

Behari iku dhe u kthye në shtëpi por porositësin grek nuk e kishte takuar atë mbasdite dhe paratë nuk i kishte marrë.

Ishte 17 shtatori i vitit 1991, 5 ditë pas këtij telegram kur -Behari, humbi gjurmët dhe nuk u pa më në fshat.

Këtu fillon drama e Beharit. Të nesërmen në mëngjes shkoi shtetasi grek për ti dhënë paratë të riut shqiptar. Aty gjen Rizain, ku ngren dhe dyshimet e para se ai po mundohej të humbte gjurmë në vendin e ngjarjes.

Ai e pyeti ku ndodhej Behari ndërsa Rizai i tha se kishte dalë. Ndërsa paratë ia jep Rizait.

Edhe pronari grek Dhimitri e pyti Rizain për Beharin. Ai gjithnjë përgjigjej se Behari ishte larguar me dy persona që nuk i njihte.

E priti i gjithë fshati kthimin e artistit, por ai nuk u bë më kurrë i gjallë.

Kur të gjithë ngritën dyshimet tek Rizai duke  drejtuar gishtin, ky i fundit u kthye në Shqipëri.

Familja ende nuk dinte asgjë kur Rizai në emër të tyre kërkoi sendet personale të Beharit me pretendimin se do tja dorëzonte familjes në dorë.

6 muaj më pas trupi I Beharit gjendet 600-metra larg baneses,  ku jetuan te dy sëbashku ata pak ditë tek shtëpia e ullishtes së abandonuar...

Mbi kufomën e mbuluar me shkurre  delja lind qengjin. Diku në prag të ardhjes së pranverës, Behari prehej në tokën greke.

Bariu jep alarmin menjëherë dhe telefonon pronarin  për gjetjen e një kufomë të dekompozuar.

Trupi identifikohet nga bashkëshortja e pronarit grek, e cila njohu rrobat e djalit të saj, nga dita që ia dha Beharit ti vishte.

Familja vjen në studio të rrëfejë këtë histori të trishtë, të pazakontë të të riut shqiptar, 21-vjecarit fati i të cilit mbyti ëndrrën për tu bërë një njeri i njohur, arsye për të cilën kishte ndjekur rrugën pa kthim . 

Familja kërkon të vihet në vend drejtësia bërë përgjegjës të ekzekutimit makabër të vetmin person Rizain.

Ai e vrau ai vërtetë Baharin ? Kush e pa ?

Artisti i pejsazheve la përgjysëm telajon e fundit…

Programe të tjera

Shiko të gjitha