Rreth 42% e zgjedhësve në lista janë në emigracion

10 Maj 2023, 16:14

Pjesëmarrja në votimin e 14 majit do të jetë e ulët për një arsye fare të thjeshtë – rreth 42% e zgjedhësve të listave zyrtare janë në emigracion. Atyre ende nuk u janë krijuar kushtet për të votuar atje ku kanë emigruar, dhe vetëm fare pak vijnë me autobusë, targete e avionë, për të votuar në atdhe.