Rritja e çmimeve, Denaj në ‘5 pyetjet’: Zero hapësirë për të ndërhyrë në paketë fiskale!

29 Mars 2022, 07:27

TIRANË- Ish ministrja e Financave Anila Denaj, ka folur në Report Tv për rritjen e çmimeve dhe masat që qeveria ka marrë për të mbështetur shtresat më vulnerabël. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Denaj tha se hapësira për të ndërhyrë në paketën fiskale është pothuajse zero. Ajo thekson se kjo ndërhyrje do të sillte uljen e buxhetit të shtetit dhe për rrjedhojë do të ishte pothuajse e pamundur që qeveria të hartonte masa mbështetëse për qytetarët për të përballuar rritjen e çmimeve.