Rritja e pagave, deputetët bien dakord pas debateve! Përfitojnë 130.330 punonjës! Komisioni i Ligjeve miraton paketën, pritet shqyrtimi tek ‘Ekonomia’

19 Maj 2023, 17:25

Drafti i mazhorancës për rritjen e pagave të 130 mijë e 331 punonjësve të administratës u miratua në Komisionin e Ligjeve mes debateve. Deputetët kritikuan faktin se pagat e tyre janë përjashtuar nga rritja dhe i propozuan komisionit të ekonomisë ta zgjidhë këtë çështje përmes ndryshimit të koefiçientit. Paketa është pjesë e planeve të qeverisë për rritjen e pagës mesatare në vend brenda dy viteve nga 530 në 930 euro.