Sako: Do investojmë më shumë në zonën e Durrësit të ri, do ndërtojmë qendër të re shëndetësore dhe kopësht

28 Prill 2023, 11:43

“Shumë investime kemi bërë në zonën e Durrësit të ri dhe shumë të tjera do të realizojmë në mandatin e ardhshëm”. Kështu është shprehur kryebashkiakja dhe njëkohësisht kandidate e PS për bashkinë e Durrësit Emiriana Sako në takimin me gra dhe vajza të zonës së Durrësit të Ri. Sako tha se në tre vite të drejtimit të bashkisë nga ana e saj kjo zonë ka pasur vemendjen maksimale të saj falë investimeve që janë kryer ndërkohë që bashkëbisedoi me gratë e vajzat për projektet e planifikuara në vazhdim.