Sako me banorët e Durrësit të Ri: Vazhdojmë transformimin e zonës duke investuar te rrugët dytësore dhe rehabiltimin e kanaleve të hapura

10 Maj 2023, 10:14

Pas investimeve që kemi bërë në rikonstruksionin e rrugëve kryesore, do të nisim punën për të gjitha rrugët dytësore së bashku me ndriçimin dhe gjelbërimin e tyre”. Kështu është shprehur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, në takimin e zhvilluar me banorë të Durrësit të Ri.

Kryebashkiakja Sako tha se: “janë 52 rrugë dytësore që janë evidentuar për t’u rikonstruktuar, ndërsa 8 rrugë të tjera që janë duke përfunduar, do të jenë me ndriçim dhe gjelbërim. Në këtë mënyrë ne po investojmë në të gjitha blloqet e banimit në këtë zonë, të shoqëruar me të gjithë elementët e duhur, siç janë sinjalistika, ndriçimi dhe gjelbërimi”. Sako shtoi se në zonën e Durrësit të Ri janë bërë shumë rrugë, si Shkumbini, Tepelena, Danubi, Shën Pjetri, Papa Klementi, Drenica etj. Ne së shpejti nisim punë edhe për rikonstruksionin e shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” së bashku me palestrën e re dhe në 15 maj do të nisim pikërisht këtu punën për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar me të tjera investime të rëndësishme.”