Sako në takim me maturantët: Do hapim konkursin ndërkombëtar për stadiumin e Durrësit, do jetë qendër moderne gjthpërfshirëse për të rinjtë

22 Prill 2023, 11:04

Pas rindërtimit dhe rikonstruksionit të 19 objekteve arsimore afro 8 mijë nxënës në Durrës mësojnë në ambiente moderne dhe kushte bashkëkohore. Kështu ka deklaruar kryebashkiakja dhe njëkohësisht kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit Emiriana Sako në takimin e zhvilluar me maturantë të shkollës së mesme Gjergj Kastrioti.