Sako nënshkruan kontratën sociale të shoqërisë civile: Durrësi ka potencial për të rinjtë, gati 2 projekte që u dedikohet fëmijëve

2 Maj 2023, 15:29

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka nënshkruar kontratën sociale të hartuar nga 12 organizata të shoqërisë civile, e cila është hartuar pas takimeve me qytetarë dhe grupe të ndryshme interesi, kërkesat dhe prioritetet e të cilëve janë pasqyruar në kontratë. Kryetarja e bashkisë, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, Emiriana Sako në bashkëbisedimin që ka kryer me përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, të rinj, qytetarë të Durrësit ka folur për programin e mandatit të ardhshëm 4-vjeçar, duke u përqëndruar në 12 shtyllat kryesore të tij. Sako tha se i kemi kushtuar vëmendjen e duhur investimeve në fusha të ndryshme por edhe për godinat e reja arsimore, terrenet sportive, mbështetje për nxënësit ekselentë dhe këshillin vendor rinor.