Salçiçe speciale Tona me lakër nga zonja Mirela

13 Tetor, 10:56 | Përditesimi: 13 Tetor, 10:56

Salçiçe speciale Tona me lakër

Përbërësit:

  • 1/2 lakër e kuqe e vogël
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 cm xhenxhefil (ginger)
  • Pak spec i kuq pikant
  • 2 lugë uthull molle
  • Kripë dhe piper
  • 4 salçiçe speciale Tona
  • Majdanoz

Përgatitja:

Në tigan kaurdisim salçiçet e prera në copa sa të tymosen e të kërcanisen pak. I heqim edhe po aty shtojmë qepën, hudhrën, specin pikant, xhenxhefilin dhe më pas lakrën. E skuqim me kapak derisa të zbutet edhe në fund e shuajmë me uthull molle, shtojmë salçiçet dhe pak majdanoz.

MC/Shqiptarja.com