‘Sale k*rva, edhe Serbia e ka zili’, pas votimit, kandidati i Berishës flet për video ku shante ish-kryeministrin

6 Mars 2022, 12:30

Hekuran Xhani, kandidat i Sali Berishës për Rrogozhinës, i cili në gjendje të dehur ofendonte kryetarin e tij dhe liderë të tjerë politikë, ka folur sërish për videon virale. Xhani, teksa votonte në Rrogozhinë, tha se në video ka folur si qytetar i lirë. Kandidati Hekuran Xhani theksoi se ka shprehur pikëpamjet e tij për shpopullimin e vendit nga keqqeverisja e klasës politike.

“Unë në video isha një qytetar i lirë dhe kam shprehur pikëpamjet e mia për çështjen e shpopullimit të vendit dhe kombit tim, largimin e rinisë dhe intelektualëve shqiptarë nga keqqeverisja e klasës politike”, tha ai për mediat.

    No videos found.