Sali Berisha nga Korça: Rama flet si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit me kërcënime, investimet që ka bërë i ka të zhytyra në vjedhje

22 Prill, 20:22 | Përditesimi: 22 Prill, 20:22

Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama flet si Nuredin Dumani, në sallën e gjyqit me kërcënime. 

‘Ju nënpunësit që zbatoni ligjin dhe i shërbeni qytetarëve do të jeni të respektuar në takime s’keni ca bëni do shkoni se ju pushojnë nga puna por votën mos ja jepni. Po të kishte një emër do ta quanin mister banaliteti. Ai flet njësoj si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit me kërcënime me sharje me shpifje. Erdhi këtu dhe mendoi e bleva Ilir vrenozin. Ai mendoi se do ta merrnte vrenozin një ditë në podcast e tij, por ai nuk e di se më të  fortë se cdo gjë njeriu ka karakaterein dhe moralin.', tha ai. 

r.k./Shqiptarja.com