Sali Berishës i bashkohet në fushatë edhe Stresi, djali i ish- truprojës së tij Sali Lushaj

30 Prill, 21:34 | Përditesimi: 30 Prill, 21:34

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim sot me banorët e njësisë nr. 14, Tiranë, ku u bë prezantimi i kandidatëve ‘PD-Shqipëria Madhështore’.

Në krah të liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë këtij takimi elektoral është parë edhe reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.

Stresi është djali ish- truprojës së Berishës Sali Lushaj dhe ka qenë edhe më herët në mbështetje të Berishës.

I.M/Shqiptarja.com