Sallata e “jetës”
Përbërësit:
- 2 panxhar
- 2 karrota
- 1 mollë jeshile
- 1 qepë e kuqe e vogël
- Arra sipas dëshirës
Salca:
- Hudhër
- Xhenxhefil
- Majdanoz
- Kripë dhe piper
- Uthull molle
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Panxharin e ziejmë në avull ose e pjekim në furrë të mbështjellë me letër pjekje derisa të zbutet. Pasi të ftohet e presim në feta së bashku me mollën dhe karrotat, i vendosim në tas dhe shtojmë sipër marinimim (përbërësit e salcës i kemi kthyer në krem me blender). Sipas dëshirés shtojmë arra të thërmuara dhe degë majdanozi.




















