Sallatë me bullgur, thjerrza dhe karkaleca nga zonja Vjollca

6 Nëntor 2020, 11:06

Sallatë me bullgurë, thjerrza dhe karkaleca

Përbërësit:

3 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 qepë mesatare

kripë dhe piper të zi

1 filxhan çaji thjerrza

1 filxhan çaj lëng pule ose perimesh

1 filxhan çaj ujë

2 speca të kuq

1/2 filxhan çaj bulgur

1 lugë gjelle uthull

500 gr karkaleca

Majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere të vogël kaurdisim 1/2 qepë deri sa qepa të zbutet shtojmë thjerrza të cilët I kemi vendosur 2 orë më parë në ujë I kullojmë dhe I shtojmë në tenxhere I përziejmë së bashku me qepë, kripë dhe piper të zi. Shtojmë 1 filxhan lëng pule ulim temperaturën dhe e lëmë thjerrzat të ziejnë. Në një tigan zgare specat të prerë në kubikë më pas I shtojmë tek thjerrzat, së bashku me specat shtojmë dhe bullgurin I përziejmë rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, uthull I mbulojmë dhe fikim zjarrin, elëmë 10 minuta dhe më pas  do të shohim se bullguri ka përthithur  komplet ujin e thjerrzave. E mbulojmë me picetë dhe e lëmë të mbuluar dhe për 10 minuta të tjera. Në këtë kohë ne marinojmë karkalecat me kripë, piper, vaj ulliri dhe I pjekim në furrë në tepsi ku shtojmë një letër pjekje ose në një zgarë. Si të preferoni ju, e shërbejmë sallatën duke vendosur mbi karkalecat e pjekur.