Sallatë me fasule dhe ton
Përbërësit:
- 200 g fasule të ziera
- 2 kuti ton të vogla ose 1 e madhe
- 100 g rukola
- 50 g domate të thata ose të freskëta
- 50 g ullinj
- 1 qepë e kuqe e vogël
- Kripë dhe piper
- Erëza të freskëta sipas dëshirës
Përgatitja:
Fasulet e ziera i bashkojmë në tas me tonin e copëtuar, qepën e kuqe të grirë imët, domatet, ullinjtë, rukolën dhe e marinojmë me kripë, piper, majdanoz dhe vaj ulliri. Shtojmë sipas dëshirës erëza të freskëta si nenexhik ose borzilok.




















