Sallatë me lulelakër të pjekur dhe hikërr
Përbërësit:
- 1 boçe lulelakër
- 100 g hikërr Teuta
- 280 g argjinare (Ponti)
- Domate të thata (Ponti)
- Ullinj
- Limon lëngu dhe lëkura
- Mente e freskët
Përgatitja:
Në tavë vendosim boçet e lulelakrës të marinuara me kripë dhe vaj, i pjekim derisa të zbuten edhe të marrin ngjyrë. Ziejmë hikrrën në ujë me kripë derisa të zbutet. I bashkojmë në tas me argjinaret, ullinjtë dhe domatet e thata, lëkurën e limonit të grimcuar, shtojmë lëng limoni, vaj ulliri kripë dhe piper. Në fund e marinojmë me gjethe mente të freskët dhe e shijojmë sipas dëshirës të ftohtë ose të ngrohtë.




















